Cristiano Ronaldo është një makineri e vërtetë golash, kjo konfirmohet edhe në vitin 2014. Me 61 gola të shënuar CR7 lë pas edhe Lionel Messi-n me 58 gola. Në vendin e tretë me 55 gola është Jonathan Soriano, sulmuesi spanjoll i Salsburgut. Në vendin e katërt me 40 gola është trekuartisti i Maccabi Tel Aviv Eran Zahavi. Por nëse do lëmë pas numrat dhe do i referohemi mesatares së golave për ndeshje, Ronaldo nuk është më në vendin e parë. Jonathan Soriano është në avantazh me 1.05 gola për ndeshje kundër 1.01 golave për ndeshje të Ronaldos. Me të njëjtin krahasim Messi jo vetëm që zbret nga podiumi por shkon në vendin e katërt. Përpara tij përveç Ronaldos e Soriano-s është edhe rusi Kobaev. Në listën me 20 bomberat e vitit 2014 gjejmë edhe emra si Ibrahimovic, Benzema, Neymar, Jackson Martinez, Lacazette, Alexis Sanchez, Mandzukic e Thomas Muller.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: