Drejtësia amerikane ka vendosur, për mungesë provash, që të mos e ndjekë për përdhunim futbollistin portugez, Cristiano Ronaldo, njoftoi sot prokurori i ngarkuar me këtë dosje.

 

Një amerikane kishte akuzuar fituesin e pesë Topave të Arte se e kishte përdhunuar në vitin 2009 në një dhomë hoteli në Las Vegas.

 

“Duke u bazuar në informacionet në dispozicion, këto akuza nuk shkojnë më tej se sa një dyshim i arsyeshëm”, sipas një komunikate të prokurorit të rrethit Klark, në Nevada.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb