Nuk ka kaluar pa u vënë re humbja surprizë e Real Madridit në Moskë kundër CSKA-së. Real Madridi u mund me rezultatin 1-0  në xhiron e dytë të fazës së grupeve.

Golin e vetëm për vendasit  në këtë ndeshje e shënoi  kroati Nikola Vlasic në minutën e dytë të takimit. Vlasic është edhe lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.2.

Screenshot 25

Te Real Madridi ishte një natë e keqe, ku lojtarët kryesor nuk ishin në formacion, ku mungesa më e madhe ishte ajo e kapitenit Sergio Ramos, një pikë mjaft e fortë për madrilenët.

Vlerësimin më të dobët nga lojtarët e Real Madridit e ka marr Karim Benzema me 6.1, i pasuar  nga Luka Modric me 6.2.

Screenshot 26

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb