Bavaria votoi te dielën për zgjedhjet parlamentare, ku sipas rezultatave paraprake partia kristiansociale CSU ka zënë vendin e parë por në krahasim me zgjedhjet e tjera ka shënuar një rënie të madhe. Lideri i CSU-së, Horst Seehofer, tha se kjo nuk është një ditë shumë e mirë, por është vetëm njëra anë e medaljes pasi votuesit iu kanë dhënë një mandate tjetër për të formuar një qeveri të re. CSU drejton Bavarinë që prej vitit 1957, por zgjedhjet e këtij viti janë cilësuar si disfatë për të.

Sipas rezultateve të para CSU ka fituar 37,3% të votave, që do të thotë se ka humbur shumicën absolute, që e ka pasur në mandatin e deritanishëm. Ky është rezultati i dytë më i dobët i CSU pas Luftës së Dytë Botërore. Tashmë CSU-së, për të vazhduar qeverisjen i duhet të paktën një partner në koalicion. Parnter i mundshëm i CSU-së në koalicionin e ardhshëm mund të jetë Partia Ekologjiste, e cila ka shënuar një rritje serioze të votave, me rreth 17,7%. Vendin e tretë e kanë zënë “Zgjedhësit e Lirë” me rreth 11,5% të votave të fituara.

Edhe kjo parti mund të jetë partnere e CSU në koalicion. Krahas ekologjistëve, ndër partitë të cilat mund të festojnë për shkak të rezultat të arritur është edhe partia ekstremiste e djathtë, Alternativa për Gjermani (AfD), e cila ka fituar 10,3% të votave dhe ka gjasa të hyjë në parlamentin gjerman për herë të parë. Ndërsa krahas CSU-së, humbëse e madhe e këtyre zgjedhjeve në Bavari është edhe Partia Socialdemokrate (SPD), e cila deri tani ka qenë forca dytë politike në këtë land.

Në këto zgjedhje SPD ka fituar vetëm rreth 9,6 % të votave, duke u pozicionuar në vend të pestë dhe duke shënuar kështu një prej rezultateve më të dobëta të kësaj partie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb