Presidenti Ilir Meta nuk ka kursyer kritikat ndaj aktorëve politikë në vend gjatë seancës dëgjimore në komisionin hetimor parlamentar.

Ndërsa iu përgjigj pyetjes së deputetëve se pse nuk uli palët në tryezë, Meta u shpreh se në kushtet kur dy vetë cmenden, duke shigjetuar këtu Kryeministrin e vendit Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha, dekreti për zgjedhjet ishte i vetmi mjet reflektimi.

“Nuk dua të përsëris veprimet e mia, të gjithë e dini që nëse në 23 maj përfaqësues zyrtarë tëCDU/CSU-së bënë të qartë se vendi kishte të nevojshme një dialog e ftuam e pamë mundësinë për datë të re. Institucioni i Presidentit ka shprehur gatishmërinë për t’i shërbyer ndryshimit të datës përmes caktimit të një date të re pas dakordësimit.

Kryeministrit nuk i kam kërkuar dorëheqjen, sic ka bërë kreu i PD-së, por i kam kërkuar vetëm  të jemi fleksibël për një datë të re sa më shpejt, para 17 – 18 tetorit. Është e qartë se standardi i zgjedhjeve është i panegocieshëm. Duhet ta dini që kam bërë edhe kërkesë me shkrim, se kryeministri  nuk pranonte për të biseduar për 30 qershori. Për të respektuar dekretin, u detyrova ta bëj edhe me shkrim dhe përgjigjen e dini: Takohemi pas 30 qershorit.

Jam përpjekur të nxis palët për dakordësi, por duke hequr dy kushtet, të kryeministrit për të hequr 30 qershorin dhe të kreut të PD-së që  Rama s’duhet të vinte në tryezë si kryeministër.

Kur dy veta ‘cmenden’ c’duhet të bëjë Presidenti? Dekretin ka presidenti për t’iu dhënë mundësi palëve të reflektojnë në interes të integrimit të qytetarëve dhe të mbarë vendit.” theksoi Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb