TIRANE-Tregon me gisht nga Presidenca. Kjo është një foto që vetë kreu i qeverisë e ka postuar në rrjetet sociale personale. Duke përshkruar në këmbë Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, Rama ka hedhur vështrimin nga Presidenca e diçka po i tregon bashkëpunëtorëve të tij.
Kjo foto është postuar sot pak minuta pasi Rama kishte përuruar godinën e re të Ministrisë së Integrimit.

Kryeministri Edi Rama e ka vizituar shpesh herë javët e fundit Presidencën ku është takuar me kreun e Shtetit Bujar Nishani. Temë e bisedës së tyre ka qenë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Vizitat e shumta në këtë godinë duket se i kanë mbushur mendjen kreut të qeverisë për tu marrë edhe me Presidencën.

Takimet me Presidentin janë vlerësuar nga të dyja palët si konstruktive, madje për festën e Pavarësisë, ku e djathta bëri homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, presidenti Nishani u pa krah qeverisë së majtë në Vlorë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb