Për herë të pare pas 30-viteve, kemi një ulje të raportit import-eksport nën 3, nga rreth 6 që ishte ky raport në vitin 2013.

“Shifrat për 6-mujorin e parë të këtij viti janë vërtet impresionuese po t’i krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në total sektori bujqësor ka një rritje me 24.1%. Grupi i perimeve vazhdon të ruajë pozitat e ‘kampionit’ në eksportin e prodhimeve tona bujqësore. Shqipëria vazhdon të jetë një ndër 20 vendet e para në botë për eksport të domates në volum. Në grupin e perimeve kemi edhe produkte të veçanta me rritje që shkon mbi 80%.Ky është një fakt i pamohueshëm dhe natyrisht një tregues inkurajues për të gjithë fermerët tanë. Unë besoj se rritja e eksporteve nga viti në vit është një lloj çertifikimi që iu bëhet prodhimeve tona bujqësore dhe garanci për këdo që i konsumon ato”-tha Çuçi

Ministri i bujqësisë tha se asnjë ngarkese nuk është kthyer mbrapsht nga eksportuesit dhe se prodhimet tona bujqësore konkurrojnë në tregjet e vendeve të Bashkimit Europian. Harta e tregjeve të reja po zgjerohet Indin dhe Kinën.

“Në Indi po eksportojmë mollë ndërsa për herë të parë ka nisur eksporti në SHBA i djathit ‘Made in Albania’, si dhe është arritur marrëveshja me Kinën, për t’i hapur rrugë eksportit të nënprodukteve të qumështit; për mjaltin; prodhimet e akuakulturës, të brendshmeve të kafshëve dhe lëkurëve”-theksoi Çuçi

Ditët e fundit në media dhe rrjetet sociale është ngritur shqetësimi për nivelin e lartë të përmbajtjes së nitrateve sidomos tek pjepri dhe shalqiri ku rezulton se niveli i nitrateve është 10-fish më i lartë se norma e lejuar në vendin tone. I pyetur nga gazetaret për këtë problem ministri Çuçi dha këtë përgjigje

“Nuk është në mandatin e AKU-së të marri shalqinjtë dhe pjeprat, tu veje lodrën kineze që po u shiten shqiptareve si dëngla këto dite për hir të luftërave të pandershme tregtare”.- u shpreh Çuçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb