TIRANE

Pjesë e nismës “ Taken By Albania” është dhe aktori i njohur Flor Binaj, i cili luan një rol mjaft të rëndësishëm në videon e realizuar për të promovuar vendet më të bukura të Shqipërisë.

I ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” në Top channel me Bieta Sulon, ai tregoi kënaqësinë që kishte marrë nga kjo eksperiencë dhe përfitoi nga rasti për t’u bërë thirrje të gjithë të rinjve që ta duan vendin e tyre çdo ditë.

Flori tha se gjatë xhirimeve kishte patur mundësinë të vizitonte disa prej destinacioneve më të bukura të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Valbonën, aty ku aktori nuk kishte qenë më parë.
Udhëtimi nuk kishte shkuar siç e kishin planifikuar, pasi moti i keq i kishte penguar të eksploronin disa pika të njohura të zonës, por të paktën kishin siguruar strehim dhe ushqim nga një familje që jetonte në një fshat afër.

“Me aq pak sa kishin i ndanë pa u menduar edhe rakinë, edhe bukën, edhe gatimet që kishin bërë, ishin me të vërtetë fantastikë”, tha ai.
Si duket as kushtet e vështira të jetesës dhe mungesa e energjisë elektrike që prej muajit maj, nuk e kishin kursyer dashurinë dhe mikëpritjen e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb