TIRANË- Je i interesuar për mish të freskët qengji? Nuk ke pse rend në tregun e bagëtive të imta, dhe në ditë të caktuara atë mund ta gjesh në mes të Tiranës, në çdo ditë që do.

Mjafton të shikoni këtë burrë që shëtit me qengjin në krahë, për ta kuptuar që është duke kërkuar klientë për të shitur.

Edhe pse jo normale, kjo po ndodh rëndomë në disa rrugë të Tiranës. Pamjet janë regjistruar nga gazetari Mariglen Mërtiri në afërsi të shkollës “Vasil Shanto” por janë të shumtë qytetarët që shprehin habinë për këtë mënyrë të re tregtimi të gjase së gjallë.

Këta tregtarë nuk ngurojnë t’ju afrohen edhe kafeve për t’ju ofruar qytetarëve mish të freskët.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: