Shënimet në mure, apo njoftimet pikante të bëra nga shqiptarët në mbarë vendin jo rrallë janë kthyer në objekte bisede apo humori.

Një lajmërim të pazakontë e ka bërë dhe një farmaci në qytetin e Fierit. Çifti i farmacistëve  njofton nëpërmjet një letre të vënë në derën e dyqanit se do e mbyllin për rreth dy javë, bën me dije gazetari Ervis Kuci për BalkanWeb.

E bukura e këtij lajmërimi është se dyqani po mbyllet për një arsye të mirë, çifti do të martohet dhe po shijon pushimet.

“NJOFTIM – Farmacia do të jetë e mbyllur nga data 18.10.2018 deri në 03.11,2018. Po martohemi, jemi me pushime,” shkruhet aty.

Në fund nuk na mbetet gjë tjetër veç se t’i urojmë çiftit jetë të lumtur dhe të trashëgohen! :)

  • foto galeri
  • foto galeri

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: