Kjo godinë që shihni ka pasur tre role qëkur është ndërtuar. Ajo fillimisht shërbeu si godinë arsimore për 400 banorët e fshatit Ferr-Shkopet në Njësinë Administrative Milot në Bashkinë e Kurbinit.

Pas mbylljes së shkollës ajo u përshtat si qendër shëndetësore ku u investuan në të me dhjetëra miliona lekë. Por as si qendër shëndetësore nuk zgjati shumë pasi u transferua infermierja, ndërsa materialet në të u vodhën.

Lekë Lleshi, ish-kryetar i Fshatit Ferr-Shkopet, thotë se tashmë kjo godinë shërben vetëm si qendër votimi për zgjedhjet që bëhen njëherë në dy vite, për pushtetin vendor e atë qendror. Për të marrë një mjekim të shpejtë apo për të bërë gjilpërat e rastit duhet të udhëtojnë deri në Milot.

Në xhamat e kësaj godine janë ende të afishuara listat me emrat e 280 zgjedhësve të këtij fshati. Ndërsa brenda saj qëndron ende emërtimi i qendrës së votimit që mban numrin 0867.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb