INDONEZI

Të paktën 168 persona kanë vdekur he 745 janë plagosur si pasojë e një cunami që goditi brigjet e Sunda Strait në Indonezi.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive në Indonezi tha se qindra ndërtesa dhe makina janë shkatërruar si pasojë e cunamit të fuqishëm.

Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë larg bregdetit për shkak të frikës nga një cunam tjetër, raporton BBC.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mendohet se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi shumë njerëz rezultojnë të zhdukur.

Dyshohet se shkak i cunamit ka qenë rrëshqitja e tokës në det pas shpërthimit të vullkanit ‘Anak Krakatoa’.

Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: