TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për protestën e radhës kombëtare të opozitës së bashkuar,  e cila do mbahet sot përpara godinës së kryeministrisë duke filluar nga ora 19:00.

Ai shkruan  në “Facebook” se sot qytetarët shqiptarë do të vërshojnë nga katër anët e Shqipërisë dhe do të mblidhen në Tiranë për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

“Sot Cunami i historise. Shqiperia vershon drejt Tiranes! Rama ik! Fitore!”- shkruan Berisha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb