Kukësi barazoi pa gola me Laçin në një ndeshje shumë të vështirë. Edhe pse verilindorët ishin të hedhur në sulm nuk arritën dot të marrin trepikëshin dhe kështu morën vetëm një pikë nga kjo sfidë. Në një prononcim për “Supersport”, Armando Cungu ka folur për takimin e sotëm me Laçin.


-Çfarë i mungon skuadrës?
Unë nuk do të thosha që është një nisje të keqe. E kemi dashure fitoren, ishte një prezence e mirë.  Ne na u mohua fitorja dhe kjo falë portierit të Laçit. Na mungoi fati të finalizonim.
-Iu shqetëson diferenca 5 pikë me Parrtizanin?
Duhet ti kishim ndjekur me një fitore, por kampionati është i gjatë. Në Superligë është vështirë të fitosh.
-Nota për Rrocën dhe Shkurtajn?
Të dy kanë shumë potëncial dhe s’duhet t’i paragjykojmë. Koha nuk pret, por ky është futbolli. Nuk jemi shypshkronjë t’i kemi lojtarët e gatshëm kur duam ne, duhet të presim.
-A mendoni se është shtuar presion pas merkatos së dimrit?
Nuk pret koha, kërkohen pikët, por për 60 minuta luajtëm shumë mirë. Dhe miqësoret i kemi bërë mirë. Në 30 minutat e fundit ndryshova sistem, por nuk arritëm të shënojmë. Ishte shumë e vështirë të çahej kundërshtari. Ishte në ditën e tij më përfekte Selmani.
-Mungoi goli apo ishte Laçi shumë i fortë?
Kjo e dyta është. Ne krijuam çdo gjë por, nuk arritëm dot të shënonim. Ajo që kapi në trekendësh ndaj Shkurtajt ishte një mrekulli. E them me bindje ishte shumë e vështirë të mundje Laçin sot. Na e bëri të pamundur fitoren.
-Nuk është një problem që duhet zgjidhur në sulm?
Terreni nuk ishte shumë i mirë dhe na ndaloi ritmin. Nuk na lejoj të luanim shpejt. Kjo na penalizoi. Goditjet duhet të jenë më të shpejta, kështu që me emergjencë nuk dihet se si mund të rregullohet. Gjërat bëhen me rregullat dhe ligjet që bëhet futbolli. Duhet të kemi kohë. Nuk ka presion tek djemtë. Futbolli është i ndërtuar mbi presion, më i afti do t’ia dalë. Jemi i vetmi ekip në Shqipëri që luajmë jashtë fushë.


(j.s/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb