Të tjera detaje mësohen në lidhje me arrestimin e ish-deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se Çyrbja dyshohet se ka pasur komunikime në Sky me personazhe të botës së krimit.

Bashkë me Çyrbjen, mësohet se në pranga ka rënë edhe Ahmet Masha, njohur si “Meçe”.

Ndërsa, një tjetër shtetas është shpallur në kërkim.

Në lidhje me këtë aksion, Policia dhe agjentët e BKH kanë ushtruar kontrolle edhe në Shijak. Çyrbja momentalisht ndodhet në policinë e Durrësit ku SPAK dhe BKH po kryejnë procedurat.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb