Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç thotë se ka njëfarë vullneti të Gjermanisë dhe Francës për të mbajtur takimin në Paris por ka edhe rezerva sa i përket rezultatit.


“Nuk dihet paraprakisht se nëse rezultati i atij takimi do të jetë pozitiv. Nuk mendoj se takimi do të jetë i barabartë. Kjo do të tregojë se Haradinaj është më i fortë se të gjitha ata.”, tha Daçiç për ‘Kurir’.


Sipas diplomatit serb, politikanët perëndimorë po e përdorin Haradinajn për konfliktet e tyre të ndërsjella, transmeton Indeksonline.


Siç thotë, Daçiç vendet e perëndimit duan që të tregojnë se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini nuk ka bërë asgjë në dialog. Tutje, sipas ministrit serb, Parisi dhe Berlini duan të marrin dialogun në duart e tyre.

Ministri serb u shpreh se vitin e ardhshëm pritet që rreth 10 vende apo më shumë do ta tërheqin njohjen e Kosovës.

Etiketa: