BEOGRAD-Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç shprehet se Bashkimi Evropian nuk ka kërkuar zyrtarisht nga Serbia që ta njohë Kosovën.
“Serbia nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj r eth mos-njohjes së Kosovës, e këtë nuk e ka kërkuar as BE”, ka thënë Daçiç në konferencën e rregullt mujore me mediat.
“BE këtë mund ta kërkojë kur brenda vet unionit të ketë pajtim rreth kësaj teme, por në BE ende nuk ka unitet, pasi pesë shtete anëtare nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Daçiç. Ministri i jashtëm serb ka thënë se në dokumentet zyrtare të BE-së nuk shkruan se Serbia e ka për detyrim ta njohë Kosovën dhe ka shtuar se për këtë çështje nuk është folur asnjë fjalë.
“Këtë mund ta thotë dikush në biseda që nuk janë të karakterit formal, por në bisedat zyrtare një kërkesë e til ë nuk ekziston”, ka theksuar Daçiç. Megjithatë, Daçiç ka thënë se në dokumentet e Brukselit thuhet se Serbia e ka për obligim që të avancojë në dialog, dhe ka shtuar se edhe ky dialog është neutral ndaj statusit. Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar se e di që BE do të kërkojë nga Serbia ta njohë Kosovën dhe r eth kësaj teme duhet që sa më parë të ar ihet konsensus kombëtar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb