BEOGRAD- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar sot se vendimi për dënimin e liderit të Nismës Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanoviç, është dëshmi se politika e udhëheq drejtësinë dhe vlerësoi se ky epilog u jep “erë në shpinë ekstremistëve” në të dy anët.

“Për fat të keq dënimi për Oliver Ivanoviçin është edhe një dëshmi se politika udhëheq edhe me drejtësi dhe të drejtën në botë”, tha Daçiç në një deklaratë të shkruar. Sipas tij, “ky dënim në asnjë mënyrë nuk kontribuon vazhdimit të procesit të stabilizimit në Ballkan”.

Gjykata Themelore në pjesën veriore të Mitrovicës sot e ka dënuar Oliver Ivanoviç, me nëntë vjet burg, për kryerjen e krimeve të luftës kundër shqiptarëve në fund të viteve të 90-ta. Ivanoviçi i kishte hedhur poshtë akuzat. Ai mund të ankohet ndaj vendimit të sotëm të gjykatës.
(ed.me/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: