SERBI-Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçic është takuar sot me shefin e UNMIK-ut, Zahur Tanin.

Gjatë këtij takimi thuhet se është biseduar për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare, “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanovic.

Ndër tjerash bisedë e këtij takimi ka qenë edhe shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, shkruajne mediat serbe, njofton Insajderi.

Ky takim u mbajt në prag të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën e cila mbahet në muajin shkurt.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: