SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, ka thënë se ka marrë garanci nga ai se Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të shkelin në veri të Kosovës.


Daçiç ka përmendur edhe rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë, ndërsa ka theksuar se suksesi i dialogut në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës janë të lidhura ngushtë me ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë.


“Garancitë e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, se asnjë forcë e armatosur e Kosovës nuk do të jetë e pranishme në veri të Kosovës, janë shumë të rëndësishme”, ka thënë Daçiç për Tanjug, transmeton Koha.net.


Daçiç ka thënë se garanci të ngjashme kishte dhënë edhe sekretari i mëparshëm Rasmussen.

Ndërkaq, për raportet Serbi -NATO, Daçiç ka thënë se ato duhet të avancohen pavarësisht bombardimeve të vitit 1999.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: