Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbisë i duhen lobistët që do të punonin për interesat e saj në bashkësinë ndërkombëtare, me qëllim të pengimit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ai zbuloi edhe një detaj nga takimi i fundit i Këshillit të Sigurimit, kur përfaqësuesi britanik i kishte thënë në sy se ishte i lumtur që Kosova e festoi 10 vjetorin e pavarësisë. “I kam thënë Vuçiçit se është e gabueshme që ne nuk kemi askënd për të lobuar për ne, gjë që është normale në Amerikë. Ne kemi nevojë për dikë në administratën e Tramp”, tha Daçiçi në televizionin “Happy”.

Ai vuri në dukje se “në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ka sekrete dhe se e dimë se si secili prej vendeve votoi në cilin trup dhe kush për kë lobon. Duhet të dinë se kur votojnë për Kosovën, atëherë janë kundër nesh. Çka i intereson Departamentit të Shtetit kush kë e voton në UNESCO? Këtë ua thashë edhe atyre, dhe disa nuk më duan për shkak të kësaj”. Shefi i diplomacisë serbe gjithashtu përcolli detaje nga seanca e fundit e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

Sipas tij, “shqiptarëve u pengon gjithçka në lidhje me bashkësinë ndërkombëtare, sepse mendojnë se puna rreth pavarësisë është e kryer”, shkruan express. “Kjo është arsyeja pse ata janë kundër UNMIK-ut kundër sesioneve të KS të OKB çdo tre muaj dhe që ato mos të janë të hapura për publikun. Kjo për neve është shumë e rëndësishme dhe është në kundërshtim me interesat tona”, tha Daçiç. Ai tha gjithashtu se përfaqësuesi britanik në OKB tha se ishte i lumtur që kohë më parë u festua 10-vjetori pavarësisë së Kosovës. “Atëherë unë i thashë se shpresojë se ai është i lumtur që ne para pak kohësh festuam 180 vjetorin e marrëdhëniet tona diplomatike. Ngjashëm u thashë amerikanëve, rusëve dhe të tjerëve, duke i porositur që të mos harrojnë se sa gjatë bashkëpunojmë”, tha Daçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: