SERBI-Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, vlerëson se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme e mundshme dhe e shpejtë, por thotë se duhet të shihen të gjitha opsionet e mundshme. Thotë se për Perëndimin opsioni i vetëm është njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Për ndarjen po flas qe 10-15 vjet dhe mendoj se kjo është zgjidhja e vetme e mundshme dhe e shpejtë. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja zgjidhje, duhet të shohim të gjitha opsionet e mundshme. Për Perëndimin, opsioni i vetëm është njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha Daçiç për televizionin serb “Prva”, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, ka mungesë të zgjidhjeve të zbatueshme, si dhe mungesë propozimesh.

“Do të ishte mirë që të gjithë të sjellë propozimet e tyre, dhe të mos shkojnë me qëndrimet nacionaliste që nuk janë të pranueshme për asnjërën palë”, tha Daçiç.

Duke komentuar pretendimet e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, se përgjigjet në pyetjet rreth me vrasjes së Oliver Ivanoviçit, gjenden në Beograd, Daçiç tha se kjo është një akuzë e drejtpërdrejtë se Beogradi është fajtor për vrasjen Ivanoviçit.

“Ivanoviqin e paraburgosën shqiptarët e Kosovës dhe unë kam folur kundër vendimit të tillë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Prishtina është duke hetuar rastin, e pse nuk ka përgjigje, kjo është pyetje që duhet t’u bëhet autoriteteve të Kosovës, por edhe për BE-në, sepse ka kërkuar që shërbimet e sigurisë të jena të integruara në Shërbimet e Kosovës “, tha Daçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: