SERBI- Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar sot se Serbia u përball me një luftë të vështirë duke u përpjekur për të penguar Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Europës dhe UNESKO-s.

“Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OSBE, kjo është pamundur për shkak se kjo çështje është vendosur me konsensus”, tha ai në një takimi të komisionit parlamentar serb për punët e jashtme.

Ai tha më tej se Serbia nuk është kundër pjesëmarrjes së Kosovës në takimet e OSBE-së dhe në takime rajonale, por është kundër anëtarësimit të saj në organizata dhe institucioneve ndërkombëtare, sepse kjo do të ishte një pranim i tërthortë i statusit të Kosovës”, tha ish-kryeministri serb, Ivica Daçiç.

Ai tha më tej se është e rëndësishme që Beogradi të vazhdojë aktivitetet e tij për parandalimin e njohjeve të Kosovës.

“Është shumë e rëndësishme që Serbia t’i mbaj lart aktivitetet e saj diplomatike me qëllim parandalimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008 në mënyrë të njëanshme nga ana e shqiptarëve të Kosovës”, tha ai.

Daçiç theksoi se Serbia në të ardhmen e afërt duhet të fokusohet tek miqtë e saj tradicional në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi, pasi sipas Daçiç ato janë nën presion për njohjen e pavarësisë së shtetit më të ri në Europë.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: