SERBI-Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar sot se Serbia ushtarakisht është vend neutral dhe nuk ka synim që të bëhet anëtare e NATO-s, por është e interesuar për marrëdhënie të mira.

“Ne jemi ushtarakisht neutral dhe nuk kemi synim të bëhemi anëtare e NATO-s, por kemi interes të jemi në raporte të mira në kuadër të paqes dhe marrëdhënie të mira në rajon”, tha Daçiç për Televizionin Pink në Beograd, me rastin e nënshkrimit të Planit aksional për partneritet individual (IPAP) me NATO-n.

Më tej ai shpjegoi se kjo marrëveshje paraqet shkallën më të lartë të bashkëpunimit me aleancën veri-atlantike të një shteti, i cili nuk dëshiron të jetë anëtar i NATO-s.

 

(a.n/REL/balkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: