“Nëse duam zgjidhje afatgjate për Kosovën, ajo nuk mund të bazohet tek ajo që Serbia ta njohë pavarësinë e saj”, ka thënë ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç i cili ka shtuar se është e qartë se Kosova nuk ka vullnet për kompromis.

Ai mendon se ende është larg zgjidhjes përfundimtare për Kosovën dhe shpalljes së referendumit në Serbi për të. Ende duhet kërkuar zgjidhjen për Kosovën”, citon Novosti të ketë thënë Daçiç.

Ministri serb ka vlerësuar se janë momente të rrezikshme edhe kërcënim për paqe të nxitura me insistimin e Prishtinës që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Këto kërcënime flasin se ata nuk duan kompromis, por duan që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës ose që ata me aksion ushtarak ta marrin veriun Kosovës”, tha Daçiç.

Ai ka shtuar se pala kosovare duhet ta kuptojë se kanë ndryshuar rrethanat dhe se administrata amerikane nuk do të përkrahë me çdo kusht atë që bën Kosova, ndërsa ka ndryshuar edhe Bashkimi Europian.

“Situata në fund të fundit për ta do të jetë gjithnjë e më vështirë”, ka përfunduar Daçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: