SERBI

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç në mbledhjne e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka kritikuar vendimin e Kuvendit të Kosovës për të avancuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Madje ai ka thënë se ky vendim është pasuar me deklarata për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

“Vendimi i njëanshëm për avancimin e Mandatit të Forcave të Sigurisë është përcjell me deklarata për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Daçiç.

Ai më tej ka folur thënë se Kosova vazhdimisht ka marr masa të njëanshme, ndërsa Serbia sipas tij nuk ka ndërmarr asnjëherë masa të njëanshme.

Kryediplomati serb poashtu ka folur edhe për aktivizimin e Gjykatës Speciale. Daçiç ka thënë se shpreson se shumë shpejt do të ngriten aktakuzat dhe “të dënohen kriminelt e luftës”.

Daçiç e ka quajtur kriminel lufte ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimin.

“Krimineli i Luftës Sylejman Selimi është emëruar këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ky veprim është dënjar edhe nga ambasadori amerikan”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: