SERBI- Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivaca Daçiç ka deklaruar nga Washingtoni se sekretarit amerikan të shtetit, John Kerryt i ka thënë se Serbia synon Bashkimin Evropian, ndërsa “marrëdhëniet tradicionale miqësore me Rusinë, nuk kanë lidhje me përcaktimin strategjik të Serbisë”.

“Ia kam thënë faktin se po shkojmë në BE, por edhe se marrëdhëniet tona tradicionale miqësore me Rusinë absolutisht nuk kanë lidhje me përcaktimin strategjik të vendit tonë, ndaj duam të jemi anëtarë të BE-së dhe se ky përcaktim me asgjë nuk është vënë në pikëpyetje dhe as që ka ndonjë ndikim nga Rusia”, ka thënë Daçiç.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: