BEOGRAD- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka folur sërish për Shqipërinë, ndërsa nuk resht së befasuari kur deklaron se, Shqipëria e ka bllokuar Serbinë në nënshkrimin e Planit Aksional për Partneritet Individual në NATO (IPAP).

“Serbia me NATO-n është harmonizuar për programin IPAP. Kjo i ka kaluar të gjitha instancat dhe atëherë Shqipëria ka paraqitur vërejtje, gjegjësisht ajo na ka ndalur. Nuk mund të kërkohet nga Serbia që të jemi konstruktiv, pasi Shqiëria po aktron në kuptimin e NATO-s”, tha sot Daçiç, në konferencën e rregullt për shtyp në Beograd, transmeton Radio Evropa e Lirë

Ai mëtutje ka theksuar se për Serbinë ishte shumë vështirë për të vendosur lidhur me NATO-n.

“Pas shumë vitesh kemi vendosur prerazi, e pastaj Shqipëria na ka bllokuar. Ky është tregues i papjekurisë politike dhe mungesës së kritereve të njejta për të gjithë”, tha Ivica Daçiç.

Ministri i Jashtëm i Serbisë tha se vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që ishte e parashikuar më 22 tetor, por është shtyrë për 10 nëntor, do të kaloj në “formën e paralajmëruar, e kjo do të thotë se qëllimi kryesor i kësaj vizite do të jetë normalizimi i marrëdhënieve dhe përparimi i tyre i mëtejshëm”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: