SERBI

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, në një panel të organizuar nga Ambasada norvegjeze në Beograd, ka folur për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Daçiç tha se duhet të gjendet një zgjidhje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, përndryshe problemi ndërmjet dy shteteve vetëm sa do të rritet.

Daçiç u shpreh se është në interesin e dy popujve më të mëdhenj në Ballkan që të gjejnë një rrugë të përbashkët, duke u bërë thirrje serbëve dhe shqiptarëve të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Sipas tij, ajo që është në interes të dy popujve nuk duhet të kundërshtohet.

Ndër të tjera Daçiq ka thënë se problemet me popullin shqiptar duhet të trajtohen me Shqipërinë fillimisht, pasi thotë se çfarëdo zgjidhje që do të dalë, do të jetë më e mirë se njohja e pavarësisë së Kosovës, shkruan “Novosti”.

“Ne kemi interesa të përbashkëta, megjithatë nuk jam i sigurt nëse po koordinohemi për një gjë të tillë, ne shpeshherë e bëjmë të kundërtën”, ka shtuar ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb