SERBI-Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se nuk bëhet fjalë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe ta lejojë atë të marrë një ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Daçiç duke folur për TV ‘Pink’ ka thënë se gjithmonë ka punuar për Kosovën qw të gjendet një kompromis që do të eliminonte shkaqet e konfliktit mes dy palëve.

“S’jemi të interesuar të intensifikojmë problemin në këtë situatë, por të qëndrojmë të qetë dhe të implementojmë marrëveshjen e Brukselit”, pohoi Daçiç, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të deklarohet nëse e do Serbinë si partner ose jo.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: