SERBI- Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka deklaruar se tema e integritetit territorial është shumë e dhimbshme për Serbinë sepse ajo nuk e ka pasur përkrahjen kur bëhet fjalë për Kosovën. “Teza se Krimeja nuk është e njëjtë sikur dhe Kosova e fyen inteligjencën tonë. Megjithatë, nuk do të thotë që Serbia të pranojë shkeljen e integritetit territorial të vendeve të tjera”, ka thënë Daçiç.

Ai ka njoftuar se Serbinë në periudhën e ardhshme e pret një aktivitet i ngjeshur i politikës së jashtme dhe ky, sipas tij, është rezultat i ndryshimit të madh të pozitës së politikës së jashtme.

Ai ka paralajmëruar se kryeministri serb Aleksandar Vuçiç do të vizitojë Izraelin dhe do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ndërsa vetë do të vizitojë Argjentinën, Kilin e Rusinë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: