BEOGRAD- Zëvendëskryeministri i parë, njëkohësisht ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot përpara vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel se kishte ardhur koha për reagime pozitive.


“Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Gjermanisë janë shumë më pozitive tani krahasuar me vizitën e fundit të Merkelit”, deklaroi Daçiç.


Duke folur për televizionin serb, N1 ai vuri në dukje se marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Gjermanisë ishin rindërtuar dhe se Gjermania ishte një nga partneret më të rëndësishme të tregtisë dhe politikës së Serbisë, në ndërkohë që renditej e dyta, pas Italisë, kur bëhej fjalë për tregtinë e jashtme.


“Ne duam të kemi një partneritet strategjik me Gjermaninë, në kuptimin politik, në mënyrë që të shmangim ndonjë kriter të paqartë të cilin ne duhet ta përmbushim në mënyrë që të hapim negociatat dhe t’i bashkohemi unionit”, tha Daçiç.

Nesër, kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojë një vizitë dyditore në Beograd dhe do të takohet me zyrtarët më të lartë atje.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: