TIRANE

Ish deputetja dhe ish ministrja e jashtme, Arta Dade është shprehur se në PS është hequr procesi i zgjedhjeve dhe është zhdukur gara.

E ftuar në emisionin ‘A show’ me Adi Krastën në News24, Arta Dade tha se Shqipëria më shumë i ka prishur punë Kosovës sesa e ka ndihmuar, pasi pika më e fortë e Shqipërinë dikur ka qenë karta rajonale që tashmë është zbehur.

Në PS është hequr procesi i zgjedhjeve dhe është zhdukur gara.  Zgjedhjet nuk i fiton partia. Unë kam kandiduar me Blushin disa herë në parti. Blushin e sillte Nano, por deri aty. Më pas fitoja unë. Partitë duhet të jenë sa më demokratike. Shqipëria ka pasur pikën më të fortë kartën rajonale, e cila është zbehur tashmë.

Çfarë është bërë për të afruar Shqipërinë me Kosovën? Më shumë i ka prishur punë Kosovës. Nëse do kishim një Shqipëri me prosperitet dhe pa korrupsion, kjo është ndihma më e madhe që i japim Kosovës dhe rajonit. Është për të ardhur keq që vendi ynë ka mbetur mbrapa në procesin e integrimit”- tha Dade.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: