Na kishte premtuar që do të ngjitej shumë lart, dhe në fakt kështu ndodhi; Dafina Zeqiri po prek edhe skenat ndërkombëtare. Pak ditë më parë ajo ka festuar në mesin e artistëve të huaj. Dafi ka qenë e ftuar në ditëlindjen e menaxherit të “The Weekend”, Tony Sal.

E rrethuar nga personazhe të famshëm, si Massari, French Montana, Belly etj., duket se këngëtarja e ka shijuar pa masë këtë natë. “Nata e sotme ishte e pabesueshme dhe e mrekullueshme. Faleminderit!” – ka shkruar ajo në “Instagram”. Mbase në të ardhmen Dafina do të na surprizojë me ndonjë bashkëpunim shumë të suksesshëm.

(Bluetooth/GazetaShqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: