Raportet mes Dafina Zeqirit dhe Tunës kanë qenë gjithmonë të nxehta. Dy këngëtaret, dikur shoqe të ngushta, prej vitesh kanë raport të ftohtë. Edhe pse asnjë prej tyre nuk ka dhënë asnjë shpjegim, asokohe flitej se konflikti mes tyre nisi për një djalë. Por, Dafina duket se ka gjetur rastin për t’u “hakmarrë” ndaj koleges.

Dafina ka komentuar Cozman, të cilin e uron përzemërsisht për ditëlindje. Gjesti i saj ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët kanë komentuar se Daffy ka nisur miqësinë me reperin vetëm pasi ky i fundit u nda nga Tuna. Madje, disa prej komentuesve e kanë cilësuar urimin e Dafinës edhe si “thumbin” e saj të radhës për ish-shoqen e saj.

(BlueTooth/Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: