U desh shumë kohë që Dafi të pranonte zyrtarisht lidhjen me Jose. Djali nga Porto Riko prej kohësh shihej në shoqërinë e këngëtares, por u deshën muaj derisa të vinte fotoja e parë prej tyre. Që prej atij çasti dyshja nuk u nda më nga njëri–tjetri. Jose ishte së bashku me Dafinën në çdo koncert që ajo kishte. Madje, edhe kur këngëtares i duhej të këndonte jashtë, partneri saj ishte kudo me të.

Ajo që ka rënë në sy kohët e fundit është se Jose nuk ka qenë më prezent në jetën artistike të Dafit. Madje, as në udhëtimin që ajo pati në SHBA nuk shoqërohej nga partneri saj. Miqtë e afërt pranë këngëtares kanë rrëfyer se ata tashmë i ka dhënë fund. Prej disa kohësh Jose është larguar nga Kosova ku dhe po vijon karrierën e tij.

Nga ana tjetër, edhe Dafina ka qenë mjaft e angazhuar, teksa po bën përgatitet për këngën e radhës, që do të jetë një bashkëpunim me emra të mirënjohur të skenave ndërkombëtare. Burimet i kanë thënë “Bluetooth” që deri më tani këngëtarja ka zgjedhur ta mbajë sa më private këtë ndarje, duke mos treguar asgjë për miqtë e saj, ndaj shpresat për një rikthim mes tyre nuk janë shuar ende. Çifti e bëri publike lidhjen rreth një vit më parë. Jose dhe Dafina publikuan foto nga pushimet e tyre në Punta Cana, duke konfirmuar tashmë historinë e dashurisë, që aq shumë përflitej në Prishtinë, por edhe në Tiranë.
(Bluetooth/Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: