Këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri pak ditë më parë ka befasuar të dashurin e saj, duke i dhuruar një Ferrari për ditëlindje.
Zeqiri i bleu partnerit të saj, Kreshnik Gjergjit një Ferrari. Ajo ka publikuar një fotografi së bashku me Gjergjin, teksa ndodhen në automjet.
“Më dërgo në hënë të lutem”, shkruan këngëtarja. Edhe Gjergji ktheu përgjigje, duke thënë “Po zonjë”.
Çifti duket se ka nisur punën për ceremoninë e dasmës, që pritet të ndodhë së shpejti. Ata do organizojnë një ceremoni private me familjen e miqtë. Këngëtarja ka treguar shpesh planet e saj për të krijuar familje.
(Balkanweb)