Tripleta e realizuar kundër Bayern-it e ka kthyer Sergio Aguero-n në futbollistin e momentit në ishull. Në faqen e saj online “Daily Mail” pagëzon sulmuesin argjentinas:
“Sergio, njeriu i mrekullive”.

Përmbysja e rezultat kundër Bayern-it i ka lënë një shije të mirë edhe trajnerit të Man.City Manuel Pellegrini.

“E kam thënë gjithnjë, edhe përpara kësaj sfide, Aguero është mbase sulmuesi më i mirë në botë. Luajti shumë mirë, po ashtu edhe skuadra, mbi të gjitha në pjesën e dytë. I dhuruam dy gola në fundin e pjesës së parë, por djemtë nuk u dorëzuan kurrë, luftuan shumë dhe i krijuan mundësinë Sergio-s të shënonte dy gola. Në pushimin e pjesës së parë i thash djemve të luftonin pasi ky ishte shansi jonë i fundit në Champions League. Mposhtëm një skuadër pretendente si Bayern dhe kjo fitore i jep shume besim ambientit, tani të shohim se çfarë do të ndodhë në sfidën e ardhshme”.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: