Media e njohur britanike “Daily Mail” ka publikuar edhe rastin e dhunës ndaj turistëve spanjollë nga ana e Mihal Kokëdhimës.


Kjo media shkruan se pronari i restorantit në jug të Shqipërisë ka reaguar ashpër, pasi spanjollët thanë se nuk iu pëlqeu ushqimi që hëngrën tek ai. Pronari nuk i la turistët që të ikin, por u “përplas” tek xhami, duke mos ikur prej andej.


  • foto galeri

Burri nuk iku prej xhamit për një periudhë kohe prej 3 kilometrash. Pamjet tregojnë se Mihal Kokedhima ngjitet në kapakun e automjetit në Porto Palermo, në jug të Shqipërisë, duke i rënë me celular xhamit, teksa grupi i turistëve spanjollë kërkojnë që të largohen.


51-vjeçari ka qëndruar në atë gjendje për rreth 3 kilometra, ndërsa ka qëlluar edhe xhamin me mjetet rrethanore. Këtë dhunqë e ka dënuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Pikërisht Rama e cilësonte Kokëdhimën se ka përdorur “dhunë barbare”, duke shkelur kodin e mikpritjes të shqiptarit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb