Shqipëria është renditur ndër vendet me plazhet më të bukura në Mesdhe, sipas një klasifikimi të bërë nga prestigjiozja britanike “Daily Mail”. Në një artikull të publikuar këtë të mërkurë, gazeta rendit vendet që sipas saj, janë mahnitëse dhe arrihen vetëm me 347 hapa.

Sipas gazetës, ishujt Jonian ofrojnë disa nga bukuritë më mahnitëse me rërë të mrekullueshme, rrethuar nga shkëmbinjtë gëlqeror. Ndërsa Riviera shqiptare cilësohet “një copëz pak e njohur e parajsës, e injektuar me ndikimin lokal etnik grek”‘. “Daily Mail” zgjedh plazhin e Himarës, për të cilin shkruan se ky rajon përgjatë Rivierës shqiptare është i mbushur me plazhe me rërë të bardhë, ullinj dhe pemë me agrume dhe arkitekturë mahnitëse të periudhës bizantine. Gjithashtu thuhet se Himara ka një popullsi kryesisht etnikisht greke, ndërsa theksohet se kultura është e ruajtur dhe shfaqet edhe në praninë e tavernave greke në zonë. “Shijoni një perëndim në Detin Jon dhe do të mrekulloheni nga malet e Llogarasë mbi 2000­ metër të lartë në verilindje”, – thuhet në artikull.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb