Pezullimi i Idriz Bathes nga Komisioni i Disiplinës nuk është pritur aspak mirë nga trajneri i Flamurtarit. Ky rast i pa dëgjuar për Dajën krijon precedentë pasi të gjithë mund të kërkojnë që nëpërmjet moviolës të merren vendime të dyta. Mos prezenca e mesfushorit ka një ndikim të madhe edhe në aspektin taktik pasi ky është një vendim i marrë 24 orë përpara ndeshjes:

“Nuk e di çfarë mund të ndodhë deri në momentin e ndeshjes. Ne kemi punuar gjatë gjithë javës me Bathën në formacion, por tani nuk e kemi, meqë e dënoi Disiplina. Do ta ndiejmë shumë mungesën e tij. Më mirë të presim orarin e ndeshjes për të parë se kë kemi në dispozicion. Nuk mund të merret vendim me pamjet filmike, sepse aty kanë qenë të gjithë arbitrat. Sepse i bie që edhe neve të na heqin 3 kartonë të verdhë që i kemi marrë pa të drejtë. Nëse përdorim pamjet Veliut i hiqet kartoni sepse nuk e ka prekur fare kundërshtarin. Nuk mund të merren vendime mbi vendimet e gjyqtarit.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb