Ilir Daja po i merr maksimumin këtij Flamurtari të shpartalluar nga problematikat, por që në fushën e lojës shfaqet kompat dhe luan futboll. Edhe pas ndeshjes me Partizanin, ku loja e të tive u kushtëzua nga kartoni i kuq i Andi Ribajt, Daja shfaqet i përmbajtur dhe analizon ndeshjen.

Një tjetër humbje mes polemikash…

Sigurisht që me lojtarët që kishim në dispocizion menduam të formatojmë një 11-ce për t’iu përgjigjur Partizanit që me meritë kryeson. Kartonin e ka dhënë arbitri anësor i krahut që ishte te pankina, 70 metër larg. Nuk e di ku mund ta shikojë ai, ndërkohë që kryesori që është afër nuk e sheh situatë. Dënohemi në momentin më të mirë tonin. Presioni do të ishte më i madh i Partizanit. Kemi marrë një gol të evitueshëm. Gjë që ndikoi negativisht në moralin e ekipit. Lufton në fushë, por luftohet edhe nga një anësor 7 metra larg.

Si e motivoni ekipin?

 

Natyrshëm që kam një suport. Lojtarët e vjetër janë në krah të stafit. Kjo është arsyeja që në vazhdojmë me gjithë mungesat që kemi, kërkojmë të dalim dhe të përballemi me vendin e parë. Me 10 lojtarë kundër Partizanit është tejet e vështirë. Flamurtari të paktën në këto momente, mundet të hedhë në fushë edhe lojtarë të akademisë. Do të veçoja Rrapajnë që është 17 për 18 vjeç. Vazhdojmë që brenda lojës të shfaqim sa më pak gabime, duke llogaritur që ky është kontingjenti.

Çfarë të motivon që vazhdon punën dhe skuadra të përgjigjet në çdo moment?

Jam akuzuar për largimin nga Korça, që them të drejtim kam mbaruar kontratën dhe kam qenë i nderuar që drejtova Skënderbeu. U quajta tradhtar, kam një përgjegjësi morale për pjesën e lojtarëve. Në fushë prodhojmë maksimumin, jemi të motivuar. Tregojmë që jemi aty ku duhet me situatën që kalojmë. Shtysa dhe motivi që më mban akoma është që të paktën brenda qytetit të Vlorës ndihem i respektuar nga sportdashësit. Të gjithë bashkë po vazhdojmë me idenë që gjërat të përmirësohen jo për këtë kampionat, por në të ardhme.

 

A mund të bënte Koliçi më mirë, tek goli i dytë i Partizanit? Do i kërkosh skuadrës që golat t’i festojë golat në mënyrë tjetër?

 

Nuk mund t’ia kalojmë fajin vetëm një individi, në këtë rast Koliçit. Në fund, aksioni ka një fillim, dhe duhet ta shikojmë që në momentin që ka lindur si aksion. Por, me eksperiencën që ka, mund të na ndihmonte të mos pësonim. Por, të gjithë gabojmë, janë pjesë e lojës. Por, pika e kthesës së sotme të lojës ishte dalja me të kuqe e Ribajt. Ai njihet si një lojtar që nuk ka probleme me tifozët apo kundërshtarët. Bën një lojë fair-play. Ajo ishte pika e kthesës. Ndoshta, pika e dytë mund të ishte evitimi i këtij golit të dytë. Ata janë brenda kuadratit të fushës, kanë të drejtë të festojnë si të duan. Madje, u kthyen në atë pjesë ku nuk kishte tifozë fare. Nuk e di se çfarë ka ekipi se po feston, pas një shënimi goli, brenda kuadratit të fushës. Dhe nuk është fare me fytyrë nga tifozët. Do u thoja të vazhdojnë, sepse nuk po bëjnë gabim me atë festim.

 

3 topa në thellësi, vertikalizime të mira. Arritët të shënonit. E kishit studiuar mirë dyshen e qendrës së Partizanit, që janë pak të ngadaltë…

 

E vërtetë, por duke pasur mungesa dhe dëmtime, kemi kërkuar të ndryshojmë manovër, që mos të qarkullojmë shumë dendur topin. Duhet cilësia dhe koha për ta bërë pjesë praktike në kohë. Për sa kohë është realizuar, dhe për sa 2 aksione të tjera nuk ishin offside, por janë dhënë të tillë, mendoj se ka qenë një mënyrë e duhur, ajo që zgjodhëm para takimit. Anësorët duhet të shohin më mirë rastet, sepse kanë marrë më shumë kompetenca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb