TIRANE

Pas kontrolleve blic të mëngjesit të sotëm në banesat e tre gjyqtarëvve që dhanë gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin,  Policia e Shtetit ka  shoqëruar njërin prej tyre. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se bëhet fjalë për gjyqtarin Skënder Damini,  në banesën e të cilit janë gjetur armë dhe municione ushtarake.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala në një lidhje telefonike për ‘BalkanWeb” bën me dije se në banesën e gjyqtarit është gjetur municion luftarak pa leje.

“Forcat e shumta të policisë kanë zbarkuar në shtëpinë e gjyqtarit  Skënder Damini. Bëhet fjalë për 5 banesa të kontrolluara në Sarandë dhe Vlorë. Konfirmohet fakti që  është shoqëruar njëri nga gjyqtarët, për faktin se gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një armë pa leje”, tha gazetarja Lala.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, për Dajtin, i cili ishte dënuar me burg përjetë duke e dënuar me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009. Procesi ndaj Dajtit zgjati rreth 10 vite, ndërsa në Shkallë të Parë u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2014.

Skender Damini

Çështja është gjykuar nga gjyqtarë, të cilët vinin nga Apelet e Rretheve. Dy gjyqtarët e Shkodrës, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, kanë votuar pjeserisht kunder vendimit për gjykimin e shkurtuar. Ndërsa tre gjyqtarët e tjerë, Skënder Damiani, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla, kanë pranuar gjykimin e shkurtuar duke bërë që Dritan Dajti t’i shpëtojë dënimit me burg të përjetshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb