TIRANE- Pak pas ironive që Argon Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste lëshoi në drejtim të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, ka reaguar ky i fundit.

Përmes një mesazhi që i dërgoi moderatores Eni Vasili në emisionin ‘Studio e hapur’ Dako i bënte një pyetje publike Dukës, lidhur me faktin se çfarë kishte bërë ky i fundit gjatë kohës që kishte qenë ministër i Bujqësisë. Argon Duka pohoi se gjatë kohës që ishte ministër kishte bërë të mundur zbatimin e një sërë projektesh, që nga pastrimi i kanaleve në zonat rurale të Durrësit. Mes të tjerash ai tha se kishte dhënë grande për zhvillimin e bujqësisë në zonat rurale të Durrësit.

“Gjatë periudhës që isha ministër pastrova kanalet e para të zonës rurale të Durrësit. Jam marrë me problematikat në kullim dhe ujitje. Kam bërë urë kalimi në Katund të Ri dhe projekte për ujitje dhe disa gande për zhvillimin e kësaj zone. Le të pyes tek administratorët në zonat rurale. Bashkia e Durrësit ka sot në terrorizon e saj Ishmin, Katundin e Ri. Jam marrë me Bujqësinë dhe s’jam marrë me Durrësin. Skam qenë deputet apo ministër i Turizmit”, tha Duka, duke iu përgjigjur pyetjes së Dakos.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: