I ftuar në emisionin ‘Opinion’ kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako komentoi edhe refuzimin e vizës nga Ambasada Amerikane.

Dako tha se bëhet fjalë për një refuzim të pjesshëm të vizës për shkak të mungesës në dokumetacion.

“Kam shkuar me vajzën dhe gruan për vizë në ambasadë diku nga shtatori i  kaluar. Na pyetën sa shtëpi ke?  U pamë në sy me gruan e thamë dy shtëpi na pyetën edhe për makinat, thamë tre. Na thanë mund të shkoni e do ju njoftojmë. Kur erdhi përgjigjja thoshte refuzim i pjesshëm mund të aplikoni pas 6 muaj pa pagese, për mangësi dokumentacioni”  u shpreh Dako  i ftuar në ‘Opinion’.

Në vijim Dako u shpreh se nuk aplikoi më vizë në ambasadë  pikërisht për të shmangur debatin se perse refuzohet viza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb