DURRES– Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj kryebashkiakut të Durrësit sa i takon ndërtimeve të disa pallateve në zonën e Qerretit që sipas tij përkasin Vangjush Dakos, ky i fundit është përgjigjur.

Dako, shkruan se Qerreti i përket bashkisë së Kavajës, ndërsa i saktëson Berishës një detaj se Qerreti i përket Kavajës dhe jo Durrësit. Me ironi kryetari i Bashkisë së Durrësit i shkruan ish-kreut të PD-së se në Qerret ka shtëpinë verore edhe Lulzim Basha.

REAGIMI I VANGJUSH DAKOS
Sali! Që ti mos ta dish ku bie Qerreti unë s’e besoj dot, sepse përveçse ti i di mirë edhe gjërat që bën sikur s’i di, në Qerret ke edhe shtëpinë verore te Lulzimit tënd. Pra Qerreti bie në Kavajë Sali jo në Durrës, kështu që thuaji atij qytetarit dixhital, dmth vetes tënde, që me Dakon e ke kot se Dakos nuk i’a ha qeni shkopin (siç e di edhe ti që ben sikur s’e di Sal) dhe pushime të mbara në Vilën e Lalzit, aty po je në Durrësin e Dakos.

STATUSI I BERISHES DJE
Keto jane pallatet pa leje te qeveritareve qe po ndertohen ne rere gjate kesaj vere ne Qerret, ne shtetin e Norieges!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb
“Zoti Berisha, keto jane pallatet pa leje ose ne kundershtim me ligin qe po behen gjate veres 2017 ne Qerret te Kavajes. Asnje tabele per lejen. Kush po nderton, Sa kate po ndertohen etj. Keto pallate jane vetem pak metra nga bregu i detit dhe ndotin mjedisin. Ne mes te pushimeve behen punime. Banoreve pas ketyre pallateve u kane zene frymen, pas tyre ndodhen pallate me kater kate dhe u bllokohet cdo drite. Banoreve u behet presion pasi u thuhet se ato po behen nga Vangjush Dako dhe Lulzim Berisha”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb