TIRANE – Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen në rast se prokuroria vendos të nisë hetimet ndaj tij në kuadër të dosjes  ‘Vol Vo 4’.

Dako u shpreh se nuk ka pse të japë dorëheqjen deri sa hetimi, në rast se do të nisë, të nxjerr nëse është i pafajshëm apo jo kryebashkiaku i Durrësit.

“Do vazhdoj të jem kryetar, pse do jap dorëheqjen. Akuza nuk është asgjë. Nëse Gjykata të fut në burg, ti automatikisht ikën nga kryetar bashkie.’ u shpreh Dako.

Ndër të tjera Dako iu përgjigj edhe pyetjes në rast të një kandidimi në zgjedhjet e ardhshme vendore.

‘Unë nuk ndihem i lodhur, janë strukturat që vendosin për kandidimin apo jo në zgjedhje, por mund ta shoh veten edhe në një post tjetër, përvec atij të kreut të Bashkisë. Unë përsëri do të drejtoj fushatën në të tre Bashkitë e Durrësit, Krujë, Shijak dhe Durrës dhe të garantoj të treja janë të fituara”, ’ u shpreh Vangjush Dako i ftuar në emisionin ‘Opinion’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb