DURRËS

Kryetari aktual i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako teksa i uroi mirëseardhjen kryeministrit Edi Rama në takimin elektoral, zgjodhi t’u përgjigjej  edhe kritikave pas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”. I pari i Durrësit tha se qytetarët e këtij qyteti kanë votuar vit pas viti Partinë Socialiste për shkak të mirësjelljes së saj dhe punës së kryer në këtë qytet.

“Ju jeni dëshmitarë se çdo qytetar ka votuar PS nga viti në vit. Kjo nuk ka ardhur rastësisht, por nga mirësjellja jonë. Ka ardhur nga puna jonë e përditshme. E vërteta është se ata nuk e pranojnë dot se Durrësi është kthyer në një bastion të PS”-tha Dako.

Ai tha se po hidhet baltë për Durrësin dhe durrsakët. Sipas tij, kundërshtarët politikë flasin për përgjime me qëllim që të fshehin tradhtinë, që iu kanë bërë demokratëve të qytetin bregdetar dhe të gjithë qarkut.

“Ata duan ti hedhin baltë Durrësit, sepse nuk e pranojnë dot tradhtinë që iu kanë bërë demokratëve të këtij qyteti”-tha Dako.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb