DURRES– Vangjush Dako është rizgjedhur kryetar i bashkisë së Durrës. Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka fituar me 53.616 vota, ndërsa kandidatja e djathtë Grida Duma ka marrë 40.373 vota.

Ky është mandati i tretë i Dakos në krye të bashkisë së qytetit bregdetar. Në fjalën e tij pas fitores, Dako tha se rizgjedhja e tij si kryetar, kësaj here i bashkisë së madhe të Durrësit, “është një përgjegjësi e madhe”.

Dako është shprehur se në mandatin e tretë të tij do të jetë bashkëpunues me të gjithë aleatët e tij për të realizuar projektet për qytetin, dhe për të ofruar sa më shumë shërbime për qytetarët.

Numërimi i 310 kutive të votimit ka përfunduar ditën e sotme rreth orës 20:00.

Fitorja e Dakos në Durrës e çon deri më tani në 43 numrin e bashkive të fituara nga ASHE.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: