Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet mbi draftin e reformës në drejtësi, ndërsa më parë u njoftua një dakordësi mes demokratëve dhe socialistëve që kanë negociuar në nënkomisionin e posaçëm që është marrë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Por deputeti demokrat Dashnor Sula ka shprehur kritika të forta për mënyrën se si është shkuar te kjo dakordësi, duke u shprehur se as më shumë dhe as më pak, është përsëritur skenari i 2008-ës, kur u miratuan ndryshimet Kushtetuese.

“ S’ka asnjë logjike që unë e mësoj 30 minuta para se drafti të na vijë në Komision., Gjithçka është vlerësuar, vulosur dhe ka ardhur këtu. Nisma të tjera që do diskutohen sot janë totalisht kot.

Votimi i 21 prillit 2008, më kujtohet mirë kur ishte kryetari i komisionit Rusjmali dhe u diskutua me shpejtësi të madhe, thjesht anëtarët e komisionit të Ligjeve ngrinin dorën. E njëjta skene po përsëritet në 2024, na jepni kohën që t’i lexojmë dhe t’i diskutojmë nesër”, tha Sula.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb